Sunday, August 4, 2013

Sigal Prishtina konfirmon miqësoren me Beshiktashin

Prishtinë, 5 gusht - Skuadra e basketbollit Sigal Prishtina më 8 shtator do të luajë ndeshje miqësore kundër njërës prej skuadrave më të forta në Turqi, Beshiktash. Lajmin e ka konfirmuar të dielën kryetari i klubit, Blerand Stavileci. Takimi do të luhet në Prishtinë. "Ardhja e Beshiktashit në Prishtinë është e konfirmuar nga ana e drejtuesve të klubit turk. Miqësorja do të zhvillohet në Prishtinë, më 8 shtator. Do të jetë një rast i mirë për të parë forcën tonë. Beshiktashi është një nga klubet më të mëdha në Turqi dhe jemi të nderuar që do të luajmë përballë kësaj skuadre", ka thënë Stavileci të dielën për Kohën Ditore.

Beshiktashi drejtohet nga Ahmet Kandemir që edicionin e kaluar drejtoi Prishtinën. Pikërisht Kandermir ka bërë të mundur ardhjen e klubit turk. Kandemiri me Prishtinën fitoi Kupën e Kosovës.

Beshiktashi edicionin e kaluar u eliminua në çerekfinale të plejofit të kampionatit turk. Kampion i Turqisë doli në vitin 2012, ndërsa të njëjtin vit fitoi edhe Kupën e Turqisë.

"Kjo miqësore ka ardhur në saje të bashkëpunimit të ngushtë që kemi me ish-trajnerin tonë Ahmet Kandemir. Kontribut ka dhënë edhe trajneri i tashëm Ceyhun Cabadak që na ka ndihmuar të jemi vazhdimisht në kontakt me klubet në Turqi", ka shtuar Stavileci. Prishtina po përgatitet që për herë të parë të garojë në Ligën Ballkanike.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.