Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Bajramit.
“Të gjithë besimtarët e fesë islame u shprehim urimet më të mira, me bindjen që gjatë këtyre ditëve të festës do të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe gjithë njerëzit që i rrethojnë”, thuhet në urimin e Kryeministrit.
“Qytetarët tanë te besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”, thuhet më tej në urim.
“ Urojmë qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend te paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze” thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.