Tuesday, August 6, 2013

Vulin: Gazivoda është serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së minatorëve të Serbisë, në Leposaviq, ka tërhequr vërejtjen se liqeni i Ujmanit (Gazivoda) është pasuri serbe dhe Serbia nuk do të heq dorë nga ai.
“Nuk i kemi përafruar qëndrimet e as nuk kemi arritur marrëveshje rreth Gazivodës”, ka thënë Vulin, duke komentuar rrjedhën e bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se liqeni i Gazivodës është pasuri serbe dhe ashtu edhe do të mbetet, transmeton “Zëri”.

“Prishtina niset nga ajo se gjithçka i takon asaj, e këtë Beogradi nuk mund dhe nuk do ta pranojë kurrë. Kjo është shumë larg nga realiteti, sepse ta zëmë, se një e treta e liqenit të Gazivodës ndodhet në hapësirat e komunës së Novi Pazarit, janë përmbytur me dhjetëra fshatra dhe qindra hektarë të tokës serbe t’u mbledhur 37 kilometra ujë në liqe”, ka sqaruar Vulin.

Ai ka shtuar, se “me marrëveshjen e Brukselit, Serbia ka të drejtën e pronës së vet, e shteti është i gatshëm që krejt çfarë i takon, t’ia jep Bashkësisë së Komunave Serbe, e jo Prishtinës”, ka përfunduar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.