Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj mbajti konferencë për media në të cilën u publikuan rezultate e zgjedhjeve të brendshme, sipas të cilave ka shpallur Ajnishahe Shala-Halimin kandidate e Lëvizjes për Kryetare të Komunës së Skenderajt.
Me 2 gusht, nga ora 10:00 e deri në ora 20:00, anëtarët e 7 pikave të Vetëvendosjes nga Skenderaj , kanë votuar për të zgjedhur kandidaten për kryetare Komune. Kandidate është zgjedhur Ajnishahe Shala-Halimi, me 98 për qind të votave, thuhet në një kumtesë të VV-së.
Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, ka falënderuar aktivistët e Skenderajt për zgjedhjen e Ajnishahe Shala-Halimi kandidate për kryetare të komunës e Skenderajt.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.