Monday, August 5, 2013

Lista “Dr Ibrahim Rugova” pa platformë bashkëpunimi me LDK-në

Oferta e Listës “Dr. Ibrahim Rugova” për ta mbështetur LDK-në në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit duket se është verbale, ndërsa nuk ka ndonjë iniciativë konkrete për të bashkuar dy subjektet politike që dikur kanë qenë një.
Njëri prej drejtuesve të Listës, Bujar Bukoshi ka shpjeguar për Telegrafin pozicionin e fundit të subjektit politik karshi bashkëpunimin me partinë që e drejton Isa Mustafa.

“Lista ‘Dr. Ibrahim Rugova’ nuk ka platformë konkrete të bashkëpunimit me LDK”, ka theksuar Bukoshi, i cili më herët kishte deklaruar se ishin të gatshëm që të përkrahnin ish-partinë e tyre për të fituar zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por, në LDK deklarojnë se nuk ka shumë gjasa që ketë ndonjë bashkëpunim Listën “Dr. Ibrahim Rugova”. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka deklaruar për “Zëri”, se ky “humanizëm” i treguar nga Bukoshi flet për përftimet e tij dhe nuk ka për qëllim forcimin e LDK-së. Sipas Rugovës, Lista “Dr. Ibrahim Rugova” nuk ka as përkrahës.

Aktualisht Buajr Bukoshi është zëvendëskryeministër në Qeverinë “Thaçi 2”. Ai ka qenë kryeministër i Kosovës në mërgim dhe për shumë vjet ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të LDK-së.

Bukoshi e ka braktisur LDK-në, fillimisht duke krijuar Partinë e Re të Kosovës (PREK). Më pas, ai u bashkua me Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova", e cila në zgjedhjet e fundit nacionale hyri në koalicion me PDK-në dhe tash është pjesë e Qeverisë.ustrisë për Kosovën

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.