Tuesday, August 6, 2013

Bayernit nuk i duhet Lewandowski

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, mendon se Bayern Munichu nuk ka nevojë për shërbimet e Robert Lewandowskit.
Bavarezët ishin pranë transferimit të sulmuesit polak gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo Borussia Dortmundi nuk e lejoi largimin e tij.

“Në rrethana normale, Bayernit nuk i duhet Lewandowski. Ata e dëshmuan në sezonin e kaluar se sa të fortë janë”.

“Më ka pëlqyer shumë Mandzukici. Ai e futi veten në ekip dhe solli mentalitetin fitues me vete. Nëse Mandzukic nuk luan si një 9-she e vërtetë, atëherë si do të sigurojë minutazh loje Lewandowski?”.

“Edhe Lewandowski është një 9-she e vërtetë, ai nuk është Messi. Prandaj po mendoj se nuk ka nevojë për një Lewandowski në sistemin e Guardiolas”, ka deklaruar Hitzfeld për TZ.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.