Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka ftuar edhe njëherë të gjithë qytetarët serbë të veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Shefi i Qeverisë ka thënë se në Bruksel po diskutohen edhe çështjet e fundit për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në gjithë Republikën e Kosovës.
Ai ka shprehur besimin se zgjedhjet do të jenë të lira, fer dhe demokratike. Për këtë ai ka thënë se iu është bërë edhe një ftesë Baroneshës, Catherine Ashton që të dërgoj një ekip për të monitoruar këto zgjedhje.
Gjithashtu ai ka ftuar të gjithë qytetarët e pjesës veriore të vendit që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
“Më lejoni që të ftoj të gjithë qytetarët e asaj pjesë për pjesëmarrje në zgjedhje. Në të njëjtën kohë është mirë që kanë filluar subjektet politike edhe në veri, si lëvizjet dhe si kandidatët të pavarur të përgatiten për zgjedhje”, ka theksuar Thaçi, raporton KP.
Për më tepër ai ka thënë se ekipet e Prishtinës dhe Beogradit janë duke zhvilluar biseda në Bruksel për implementimin e IBM-së, gjë që nënkupton edhe ndërtimin e 6 pikave kufitare nga ana e Bashkimit Evropian.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.