AAK-ja e ka vlerësuar si shpifje një anketë të zhvilluar e cila e nxjerr këtë parti të katërtën në garën për Komunën e Prishtinës. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mediat duhet të shikojnë vërtetësinë e diçkaje para se ta publikojnë.
“Kjo çka ka ndodhur për Prishtinën dje kualifikohet si e tillë, ata të gjithë duhet të mërziten për kredibilitetin e tyre, ose organizata që ka bërë hulumtimin, ose media që e nxjerr atë, se nuk është detyrë e jona ata duhet ta kenë këtë kujdes, por e vërteta është tjetër”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, kandidati i AAK-së për Prishtinën, Besnik Tahiri ka thënë se sondazhi që e nxjerr këtë parti me vetëm 4 për qind të votave, nuk është serioz, derisa nuk ka emra të të gjithë kandidatëve.
“Nuk jam kundër sondazheve, se vet jam hulumtues dhe merrna me to, por sondazhet në një kohë, në një moment kur ende nuk dihen kandidatët, nuk dihen respodentët dhe kur rezultatet jepen në mënyrë bombastike para se të dimë kush garon janë joserioze dhe jokredibil”, ka thënë Tahiri.
Ndërkohë, AAK-së i janë bashkuar sot dhjetë ekspertë të fushave të ndryshme kryesisht nga ekonomia, të cilët do të jenë në përkrahje të Besnik Tahirit, si kandidat për kryetar të Prishtinës.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.