Sunday, August 11, 2013

Kurti: E duam një Kosovë të re


Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur një takim me aktivistë për të diskutuar rreth pushtetit lokal. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se duhet të përfytyrojnë një Kosovë tjetër, një shtet të ri shqiptar, por njësoj edhe një qytet të ri të Prishtinës.
“Pra, pikënisja jonë nuk është fragmenti por tërësia, prandaj edhe fitorja do të jetë për tërësinë, ku pastaj pjesët fitojnë në mënyrë deduktive dhe jo thjeshtë të prodhojmë ngjarje që më shumë iu ngjajnë ritualeve të fragmentuara e të copëzuara, me idenë se ashtu do ta mashtrojmë qytetarin për tërësinë. Pra, ne duhet ta parafytyrojmë, duhet ta imagjinojmë kolektivisht një qytet të ri, i cili më pastaj na ribënë neve kryeqytetin”, theksoi Kurti, transmeton KP.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri, tha se përfaqësuesit e popullit s\'mjaftojnë të jenë thjesht përfaqësues, por edhe përfytyrues të së mirës së përgjithshme.

Në këtë tubim kanë folur edhe udhëheqës të VV-së, qendra në Prishtinë, të cilët thanë se Kuvendi i Komunës së Prishtinës është imitim i demokracisë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.