Thursday, August 8, 2013
Zyrtare: Gervinho lojtar i Romës
Roma ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin e Arsenalit, Gervinho, për një shumë të pazbuluar, e që raportohet të jetë në vlerën e tetë milionë eurove.
“Gervinho i është bashkuar skuadrës së Serie A, Roma, për një shumë të pazbuluar. Çdokush te Arsenali dëshiron ta falënderojë Gervinhon për kontributin e tij në klub dhe i dëshiron atij çdo të mirë në të karrierë në të ardhmen”, shkruhet në web-faqen e Arsenalit.
Gervinho, 26-vjeçar, kishte arritur marrëveshje me Giallorossët që më herët dhe do të ribashkohet e ish-trajnerin e Lille, Rudi Garcia, i cili morri nën drejtim skuadrën italiane këtë verë.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë bëhet përforcimi i pestë i madh i Romës, pas Morgan De Sanctis, Maicon, Mehdi Benatia dhe Kevin Strootman.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.