Wednesday, August 7, 2013

Tahiri tregon solidaritet dhe mbështetja për njerëzit e varfër

Në kuadër të javës “Aleat për Mirëqenie” , kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, ka vazhduar vizitat në lagjen Kodra e Trimave, Rruga e “Kukësit”, Rruga “Ibrahim Fehmiu” dhe Rruga e “Cernalevës”, në lagjen Xhamia e Llapit dhe në Tophane.
Për nder të Fitër Bajramit, kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës ka ndarë pako ushqimore për 40 familje në gjendje të rëndë sociale.

“Për mua, për ekipin tim ishte ndjenjë tejet e rëndë të shohim se në çfarë gjendje janë duke jetuar një pjesë e bashkëqytetarëve tanë. Ishte tepër e prekshme situata e tyre dhe mbi të gjitha tregimi që këta familjarë e ndanë me ne. Hendeku në mes pasurve dhe të varfërve është tejet i madh dhe në rritje, ajo që këto ditë jam ballafaquar më ka bërë të shoh qytetarë pa përkujdesje, që vuajnë për mungese strehimi elementar, për mungese ushqimi të mjaftueshëm, për veshmbathje, për vend pune e sado pak siguri e trajtim njerëzor” , tha Besnik Tahiri.

Ai falënderoi të gjithë që mbështetën iniciativën e tij duke përfshirë: Medresenë Alaudin në Prishtinë, Ramiz Kelmendi, Naim Llapi, Arben Arifi, Shpetim Arifi, Mujën, Metin dhe Gani Dreshaj etj.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.