Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, është optimist se klubi anglez do të transferojë lojtarë të tjerë gjatë këtij afati kalimtar.
Deri më tash Arsene Wenger e ka transferuar vetëm të riun Yaya Sanogo, ndërsa qe një kohë të gjatë është spekuluar se strategu francez është në kërkim të sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.
“Klubi po punon në atë drejtim. Është në duart e tyre dhe jam i sigurt se do t’ia arrijnë qëllimit”.
“Nëse mund të transferojmë dikë, do ta bëjmë këtë. Por është vështirë të parashikohet nëse diçka do të zgjidhet para se të luajmë në kualifikime për Ligën e Kampionëve”, ka thënë spanjolli për Evening Standard.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.