Ministrja serbe e Energjetikës, Zorana Mihajlovic ka deklaruar sot se negociatat me Kosovën për energjetikën kanë mbetur aty ku kanë qenë para disa muajsh dhe se pala serbe ka mbaruar rundin e dhjetë të tyre, njofton B92.
"Në çdo bisedë delegacioni ynë ka pasur propozime shtesë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se qëllimi është që të ekzistojë kompania që do të furnizonte dhe do të shpërndante rrymën në veri të Kosovës duke shtuar se problem i pazgjidhur mbetet çështja e Gazivodës, transmeton Koha.net.
"Kjo ende nuk është zgjidhur dhe kjo nuk është çështje e një ministri por çështje e qeverisë dhe e kryeministrit”, ka thënë Mihajlovic.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.