Devolli Group, me iniciativën e pronarit, Blerim Devolli, të martën dhuroi çelësat e 4 shtëpive të reja të ndërtuara për familjet në nevojë me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.
Si pjesë e përgjegjësisë sociale që ka ndaj shoqërisë kosovare, Devolli Group i bën këtë dhuratë familjeve në nevojë, në prag të festës së Bajramit, ku secila prej këtyre shtëpive ka rreth 120 metra katrorë, me pronë rreth 3 ari tokë dhe janë të mobiluara krejtësisht, të gatshme që familjet të fillojnë jetën aty.
“Ne konsiderojmë se ndihma ndaj këtyre familjeve në nevojë dhe ngritja e standardit të tyre të jetesës është shumë e rëndësishme për neve dhe për shoqërinë në përgjithësi. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit që ne i ndihmojmë familjet në nevojë, pasi që kemi plane konkrete që në të ardhmen të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë nevojë në mbarë Kosovën”, tha pronari i kompanisë, Blerim Devolli.
Aktualisht Devolli Group punëson një ekip të kualifikuar prej më shumë se 1000 punëtorëve, të gjithë të fokusuar në përmbushjen e nevojave të konsumatorëve. Gjithashtu, Devolli Group bashkëpunon me 2000 ferma të qumështit që përbëjnë të ardhura për 3000 familje kosovare, duke qenë baza e kontributit që kjo korporatë i jep shoqërisë kosovare.
Devolli Group tashmë ka krijuar reputacion dhe besueshmëri për ofrimin e produkteve të cilësisë së lartë në mbarë Kosovën, ndërsa me këtë akt humanitar, dëshmohet edhe njëherë përkushtimi i lartë i kësaj korporate për t’i kontribuar komunitetit jo vetëm duke gjeneruar vende të reja pune gjatë gjithë kohës, por edhe duke i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.
Familjet që u bënë me shtëpi të re në prag të festës së Bajramit nga Devolli Group janë: Familja e Sytkije Kapuqit, familja e Sherif Bobit, familja e Besnik Ahmetajt dhe familja e Sabahidin Dudës.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.