Ditëve te fundit është prezantuar ne media një raport nga Organizata “FOL”e i cili është pasuar me disa raportime mediale në lidhje me proceset e prokurimit në KEK. Ne ketë rast, Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha palët e interesuara duke përfshire edhe mediet që t’i drejtohen Korporatës dhe t’i kërkojnë të gjitha sqarimet që ju nevojiten për secilin proces të prokurimit që u intereson..Kjo ftesë bëhet në mënyrë që të mos vije deri tek keqinformimi apo përdorimi i medieve për interesa të ngushta personale nga ndonjë grup i caktuar i interesit.
Të gjitha të dhënat rreth aktiviteteve të prokurimit tregojnë rezultatet më të mira në favor të KEK-ut.
“Nga 276 aktivitete prokuruese gjatë gjashte muajve te pare te vitit 2013, me vlere financiar prej mbi 33 milion Euro, ku kanë konkurruar mijëra kompani nga ankesat e paraqitura ndaj KEK-ut ne Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në vetëm 2.54 % te rasteve është urdhëruar ri-vlerësimi ndërsa vetëm 0.72 % e tyre janë anuluar nga OSHP. Si rrjedhim, këto fakte e bëjnë KEK-un subjekt me përqindjen më të ulët të aktiviteteve të kthyera nga OSHP. Madje, edhe në rastet e kthyera nuk i është dhënë në asnjë rast të vetëm te drejtë ekskluzive vetëm ankuesit. Të dhënat ne fjale janë publike dhe mund te gjenden edhe në ueb faqen e KRPP-së, ku KEK-u publikon të gjitha aktivitetet e prokurimit”, ka bërë të ditur KEK-u.
Për me tepër, lidhur me 5 aktivitetet e prokurimit për te cilat flitet ne raportin ne fjale kemi 14 vendime te ndryshme edhe kontradiktore me vendimet paraprake te marra nga ana e vet OSHP-se. Konkretisht, si ilustrim OSHP ne disa raste ka marr vendim te shpall te papërgjegjshëm një Operatori Ekonomik për te cilin vet kishte kërkuar te shpallet i përgjegjshëm ne një vendim paraprak për te njëjtin aktivitet te prokurimit! Ky fakt lë te kuptoi se baza për marrjen e vendimeve te tilla (te cilat përndryshe janë te formës se prere) është e diskutueshme dhe se assesi nuk kemi te bëjmë me shkelje ligjore nga ana e KEK-ut.
“KEK kërkon nga të gjitha mediet dhe palët e interesit, që kur bëjnë analiza për proceset e prokurimit në KEK, gjithnjë të bëjnë krahasimin në përqindje, e jo me numra. Vetëm në këtë mënyrë mund të vije deri tek e vërteta, sepse nëse merren për baze vitet e kaluara, KEK-u përfshinë mbi 11 për qind të aktiviteteve prokuruese publike në numër dhe mbi 28 për qind në vlerë financiare në nivel vendi”, thuhet në njoftimin KEK-ut për media.
Andaj, nga kjo mund te konstatohet sipas zyrtarëve të KEK-ut se raporti ne fjale paraqet vetëm një përmbledhje sasiore te kinse një analize shume e thjeshtëzuar e cila nuk thellohet ne parametrat kualitativ me ç’rast behet krahasimi i parametrave dhe njësive te cilat assesi nuk janë te krahasueshme mes vete dhe nga nxirren konkludime plotësisht te gabuara dhe jashtë çdo konteksti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.