Menaxheri i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni, mendon se asnjë lojtar nuk vlen mbi 115 milionë euro, aq sa pritet të paguajë Real Madridi për Gareth Bale.
Anësori i Tottenhamit është shënjestra kryesore e Los Blancos për këtë afat kalimtar, mirëpo përkundër talentit të tij, strategu italian mendon se asnjë lojtar nuk mund ta arsyetojë atë shumë parash.
“Njëherë kam pasur një president të madh klubi – Gianni Agnelli te Juventusi, i cili ishte kreu i Fiatit. Ai kishte shumë para, por kishte situata kur thoshte se nuk mund të shpenzojë shumë para, sepse për të punonin shumë njerëz dhe ishin punëtorë klasi. Ai më thoshte të kujdesem edhe për lojtarët tjerë. Më kujtohen fjalët e tij sikur të ishte sot”.
“Këto para (çmimi i raportuar për Bale), sipas meje, asnjë lojtar nuk vlen aq shumë para. Asnjë lojtar nuk mund ta fitojë vet lojën. Madje edhe lojtarët e famshëm, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Pele apo Johan Cruyff, kanë pasur nevojë për skuadrat e tyre”, ka deklaruar Trapattoni.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.