Skandalet në stafet diplomatike të Kosovës nuk kanë të ndalur. Në një korrespodencë që ka siguruar KTV-ja, shihet se si ambasadori i Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu, kërkon favore nga shefi i protokollit të shtetit, Haki Mervoci, për miqtë e tij. Ambasadorit në fund i kryhet shërbimi i kërkuar. Brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, përveç që si zyrtarë, ka edhe të atillë që e konsiderojnë veten disa grada më lart, siç është ajo ushtarake, marshall. Këtë titull ia ka vënë vetes shefi i protokollit të shtetit, Haki Merovci, duke e quajtur veten marshall, teksa ia kryente një shërbim ambasadorit të Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu.
Në korrespodencat që i ka siguruar Kohavisioni ambasadori Xhakaliu i kërkon një favor Mervocit që familjes katëranëtarëshe Statovci t’i sigurohet statusi VIP, teksa kjo familje nga Gjermania vjen në Kosovë, transmeton KTV.
Kërkesën për ambasadorin Xhakaliu, për status VIP, fillimisht ia kishte bërë më 8 korrik 2012 Artan Statovci.
Ndërsa, më pas Ambasadori Xhakaliu, më 11 korrik, i shkruan nëpërmes postës elektronike Haki Mervocit, duke i kërkuar këtij të fundit që t’ia bëjë një nder mikut.
“I nderuari Baca Haki, të lutem në bazë të mundësive të bëhet VIP-ja për këtë familje, e cila vjen në Prishtinë me Germanwinks më 14.07. në orën 18.35. Me poshtë janë të dhënat për familjen 4-anëtarëshe. Regjistrimi i veturave që do t’i marrë në aeroport është OF-II-1111. dhe OF-FE-1111.
Të falënderoj shumë nëse kryhet ky shërbim.
Te fala nga Berlinier”
Më poshtë jepen edhe detajet e biletave dhe kushtet e udhëtimit për këtë familje.
Por, nuk vonon shumë dhe miku ia kryen shërbimin ambasadorit.
“I dashuri z. Ambasador, Ok. me statusin PRV-VIP, Marshalli i thyen rregullat”
Përshëndetje
Marshalli
Ambasadori Xhakaliu i shkruan edhe zëdhënësit të MPJ-së, Artan Behrami.
“Shoq, të lutem bëja një dalje VIP Artanit me familje më 14.07”.
Flm
Derisa nga Behrami nuk i kthehen fare përgjigje ambasadorit. Pasi ia kryen punën Haki Merovci, ambasadori Xhakaliu falënderon mikun për shërbimin.
“Të falënderoj shume për kujdesin dhe bujarinë tuaj shumë të çmuar”.
Te fala
I kontaktuar nga KTV-ja, Haki Mervoci nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, duke thënë se përgjegjës për media është zëdhënësi i MPJ-së, pavarësisht se vetë ishte i përfshirë në këto korrespondenca.
Ai nuk ka pranuar të japë as përgjigje për pjesën ku ka shkruar se “marshalli i thyen rregullat”.
“Nuk mundem të flas asgjë”, ishte përgjigjja e vetme e Merovcit, teksa më pas mbylli telefonin.
E zëdhënësi, Artan Behrami, tha se MPJ-ja vetëm ka përcjell kërkesën e një afaristi për tretman VIP.
“Ambasada e Kosovës në Berlin ka marr një kërkesë nga një afarist i njohur në Gjermani që të ketë tretman VIP në Aeroportin e Prishtinës. Të njëjtën kërkesë ai e ka dërguar edhe në Aeroportin e Prishtinës. Meqë, ky afarist shtetas i Kosovës ka tretman VIP gjate udhëtimeve te tij, Protokolli i Shtetit ka kërkuar mendimin nga Aeroporti i Prishtinës. Më pas Aeroporti i Prishtinës ka lejuar tretman VIP për këtë afarist, shërbim që ekziston në të gjitha aeroportet”.
KTV-ja ka provuar të vejë kontakt me Skënder Xhakaliun, duke thirrur edhe në zyrën e tij në Berlin, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.