Ekonomisti i diplomuar dhe anëtari i kryesisë së LDK-së po thuajse në të gjitha mandatet, Mehdi Jonuzi, është zgjedhur kandidat i LDK-së i cili do të garojë për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Kështu u tha të mërkurën në Mitrovicë, gjatë një konference me gazetarë të organizuar nga dega e LDK-së në këtë qytet.
Edhe pse kandidati i ri i sapo zgjedhur nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës mungoi në këtë konferencë, kryetari i kësaj partie, Sadri Ferati, ka thënë se zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit etj, do të jenë prioritet me të cilin do të merret kandidati i ri, transmeton KP.
“Duam ta kthejmë dinjitetin e qytetarit të Mitrovicës”, theksoi mes tjerash Ferati, duke dërguar porosi për pushtetarët komunalë që të heqin dorë nga shëtitjet, shpenzimet enorme për derivate dhe veprime të ngjashme.
“Automjetet e komunës kanë mbetur dy javë pa derivate dhe kjo vërtetë është fyerje që ka mundur t’u bëhet qytetarëve”, ka thënë Ferati.
Ndërkaq, në lidhje me mos kandidimin e tij ose të Vjosa Osmanit për kryetar, Ferati tha se me kandidatin e përzgjedhur është goditur sfida më e madhe, zhvillimi ekonomik.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.