Wednesday, August 7, 2013

Jacobson fton minoritetet të dalin në zgjedhje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson i ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, duke përfshirë edhe minoritetet që të dalin në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 3 nëntor, në gjithë territorin e Kosovës.
Këtë kërkesë Jacobson e ka bërë gjatë inaugurimit të Qendrës e së Bashkësisë në fshatin Dobrushë, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i përkrahin gjithmonë këto lloj projekte dhe do të ndihmojë sipas saj zhvillimin e komuniteteve në Kosovë.

“Do ta them këtë gjë kudo që të shkoj deri në nëntor të këtij viti dhe shpresoj që të gjithë do të votoni do ta ushtroni të drejtën tuaj demokratike dhe obligimin tuaj për të votuar”, ka thënë Jacobson, raporton KP.

Ndërsa kryetari i kësaj qendre, Dem Qeta, ka thënë se kjo qendër do të shërbejë si qendër komunitare për qytetarët e Dobrushës, ku kryesisht është e banuar me boshnjak.

Sipas tij, qendra ofron hapësirë që qytetarët e sidomos të rinjtë të takohen, të komunikojnë dhe të paraqesin jetën e tyre kulturore e sociale.

“Sot po e përurojmë qendrën rinore me lokalitetin e Dobrushës, që është kryesisht e banuar me qytetarë boshnjak po edhe me qytetarë të tjerë. Do të jetë një qendër që do t’ju mundësoj qytetarëve sidomos rinis që të zhvillojnë aktivitete të natyrave të ndryshme dhe do të mundësoj një jetë më të mirë për këta qytetarë”, ka thënë Qeta.

Ambasadorja e ShBA-ve, gjithashtu, ka vizituar rrugën e asfaltuar dhe këndin e lojërave për fëmijë në fshatin Zallq në komunën e Istogut.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.