Përfaqësuesit e Serbisë, të Kosovës e të bashkësisë ndërkombëtare do të hulumtojnë në bazë të njoftimeve për një varrezë masive në Svircë të Medvegjës, njofton Beta.
Kryetari i Komunës së Medvegjës, Slobodan Draskovic, ka deklaruar se do të gjurmohet terreni te vendi i quajtur Kapia, që ndodhet në kufirin ndërmjet Serbisë e Kosovës, afër Kamenicës. Sipas tij, denoncimi ka ardhur nga pala kosovare. Vendi është i banuar vetëm me shqiptarë, transmeton “Koha”.
Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të qeverive, përkatësisht prokurorive për krime lufte nga Prishtina e Beogradi, si dhe nga EULEX-i, por do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Kjo do të jetë hera e dytë që bëhen kërkime për varrezë masive në territorin e Medvegjës.
Para dy vjetësh, sipas agjencisë Beta, u lëvrua lokacioni në fshatin Tupallë, ku dyshohej për varrezë masive, por nuk u gjet asgjë.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.