Zyrtari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS i Kostunicës) Marko Jaksic ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve që kundërshtojnë zgjedhjet në Kosovë do të organizojnë fushatë kundër zgjedhjeve.
"Do të dëshmojmë se dalja e serbëve në kuptimin kombëtar do të thotë përmbyllje e shtetit të Kosovës", ka thënë Jaksic për Beta dhe ka shtuar se fushata do të organizohet “ashtu që t’i sqarohet popullit çfarë do të thotë të ndërrojnë shtetin e Serbisë me një shtet të ri, të bërë për fatkeqësinë serbe".
"Do të sqarojmë se ky është fundi i lirisë për të cilën të paarmatosur kemi luftuar 14 vjet dhe me të cilën ia kemi siguruar vendin Serbisë në Kosovë”, ka thënë ai.
Siç transmeton Tribuna, Jaksic ka shfaqur dyshimin se qeveria serbe është e gatshme të vjedhë votat e atyre që kanë lindur në Kosovë e që jetojnë në Serbi.
Ai ka shtuar se dikur SPS manipulonte me votat e shqiptarëve që nuk dilnin në zgjedhje e tani do të ndodhë kështu me votat e serbëve dhe ato do të shkojnë në dobi të Hashim Thaçit.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.