Tuesday, August 6, 2013

Stafi i dobët diplomatik - pasojë e nepotizmit

Veprimet e fundit të stafit diplomatik të Kosovës nëpër ambasada të ndryshme vlerësohen pasojë e përzgjedhjes së tyre në baza të nepotizmit dhe jo kritereve profesionale.
Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se as masat e marra nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk janë fort serioze.

Emrush Ujkani thotë se vetëm në rastet e konkurseve në Ministrinë e Jashtme të Kosovës vërehet se përzgjedhja bëhet në baza të nepotizmit, e jo edhe të kritereve të tjera profesionale. Këto raste, sipas tij, vetëm sa e zbehin edhe më shumë imazhin edhe ashtu të keq të Kosovës në botë, transmeton KTV.

Ai thotë se edhe masat e marra nga Ministria e Jashtme ndaj këtyre rasteve nuk janë serioze dhe, sipas tij, nuk do ta arrijnë efektin e dëshiruar.

KTV-ja ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që është motra e sekretares në ambasadën e Kosovës në Berlin.

“Jeni vonë, zotëri. Është dashur të më thërrisni dje. Nuk po dua të flas për t’iu dhënë material shtesë. Jeni vonë”, ishin fjalët e deputetes Musliu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kohët e fundit është përballur me skandale që i kanë prodhuar përfaqësuesit e saj diplomatik nëpër ambasada të ndryshme. Për disa prej këtyre rasteve MPJ-ja ka themeluar komisione hetimore.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.