Tuesday, August 6, 2013

“Nuk mund ta mbajmë Balen me zor”

Drejtori i Tottenhamit, Sir Keith Mills, thotë se klubi nuk mund ta detyrojë Gareth Bale të qëndrojë në White Hart Lane kundër dëshirës së tij.
Mesfushori 24-vjeçar sot u rikthye në stërvitje për Spurs, para bisedave vendimtare të klubit me Real Madridin, që pritet të zhvillohen në dy ditët e ardhshme, për një transferim rekord të tij në Santiago Bernabeu.

“Ne duam shumë që Bale të qëndrojë. Por, nëse lojtarë është i paepur të largohet, është shumë e vështirë ta detyrosh atë të qëndrojë”.

“Ne e kemi parë këtë te klubet tjera. Edhe nëse ai ka kontratë, ju nuk mund ta detyroni dikë të luajë për ju”, ka thënë Mills për London Evening Standard.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.