Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mendon se Neymar është njëri nga më të mirët në botë, prandaj do të përshtatet shumë shpejt në Camp Nou.
Sulmuesi brazilian kaloi te Blaugranët për 57 milionë euro nga Santosi, ndërsa kritikë të ndryshëm dyshojnë nëse ai do të jetë i suksesshëm në Evropë.
“Mendoj se nuk do t’i nevojitet shumë kohë për t’u përshtatur. Kur je më i miri dhe kur i afrohesh skuadrës, përshtatesh shpejt”.
“Edhe pse ka ardhur nga një kampionat tjetër, ai do të kontribuojë shumë. Transferimi i tij sjell vetëm gjëra pozitive për ne”, u ka thënë spanjolli gazetarëve.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.