Tuesday, August 6, 2013

Për shkak të tatimit nuk i çregjistrojnë bizneset

Rreth 125 mijë biznese janë evidentuar të jenë të regjistruara në Kosovë, por as gjysma prej tyre nuk janë aktive. Kjo pasi që shumica e pronarëve kur vendosin ta mbyllin veprimtarinë e tyre nuk i çregjistrojnë bizneset. Procedurat e çregjistrimit kërkojnë që pronari të dëshmojë me vërtetim nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) se i ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj këtij institucioni.
Por, pjesa më e madhe e tyre nuk e marrin asnjëherë këtë vërtetim jo se kanë borxhe të mëdha por kanë mbetur pa i paguar një apo dy tremujor. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shuar rreth 700 biznese, përderisa janë hapur rreth 4 mijë biznese të reja, shkruan Tribuna.

Ndërkohë, nga 125 mijë biznese sa janë të regjistruara vetëm rreth 60 mijë prej tyre së paku njëherë kanë deklaruar tatim, apo se rreth 90 për qind të buxhetit të shtetit e mbushin vetëm 100 biznese.

Po ashtu shpërpushja madhe e regjistrimit të bizneseve ndërmjet MTI-së të ATK-së vazhdon të jetë ende e lartë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.