Tuesday, August 6, 2013

Ginter nuk është pranë Arsenalit

Drejtuesit e Freiburgut kanë përgënjeshtruar njoftimet se Matthias Ginter është pranë kalimit te Arsenali.
Është spekuluar se mbrojtësi 19-vjeçar do t’u bashkohet Topçinjve për shtatë milionë euro, duke qenë se Arsene Wenger planifikon ta forcojë fazën defensive.

Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman, Jochen Saier, ka mohuar të ketë një marrëveshje për transferimin e futbollistit gjerman.

“Është e pakuptimtë. Nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe nuk po mendojmë për shitjen e tij”, ka deklaruar Saier për Badische Zeitung.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.