Wednesday, August 7, 2013

Produjeva miraton raportin financiar

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur seancën e radhës, në të cilën ka shqyrtuar dy raporte dhe ka miratuar disa vendime me interes. Në mbledhjen e rregullt, Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka shqyrtuar dhe ka debatuar për Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Podujevës për vitin 2012.
Raportin e auditorit e ka prezantuar para këshilltarëve komunalë drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, duke thënë se ai është pozitiv. Ai ka paraqitur raportin financiar të Komunës për periudhën janar – qershor 2013.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Qefser Sadiku, e ka vlerësuar pozitivisht Raportin e Auditorit të Përgjithshëm dhe raportin financiar të Komunës. Ndërsa, Naim Qunaku këshilltar nga radhët e PDK-së dhe Ismail Abdullahu-shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së kanë bërë vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me këto raporte.

Pas diskutimeve Kuvendi miratoi Raportin financiar të Komunës për periudhën janar – qershor 2013.

Kuvendi gjithashtu ka miratuar Statutin e Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, në bazë të versionit të modifikuar mbi bazën e ndryshimeve të miratuara në Kuvend.

Në seancën e sotme është miratuar edhe Rregullorja për shërbime publike Komunale. Kuvendi gjithashtu miratoi vendimin për ndryshimin e përbërjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.