Monday, August 5, 2013

Niang nuk frikësohet nga konkurrenca

M’Baye Niang është i vendosur t’ia sigurojë vetes një vend në formacionin startues të Milanit dhe nuk ka frikë nga konkurrenca në kampin rossoner.
18-vjeçari kaloi në San Siro në vitin 2012 nga Caen, ndërsa duhet të garojë me futbollistë, si Robinho e Giampaolo Pazzini, për pozitën e tij.

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë te Milani dhe dua të qëndroj. E di se çfarë mund t’i sjell skuadrës dhe nuk kam frikë nga konkurrenca”.

“Do të luajë ku të më kërkojë trajneri. E di se kam kapacitet që ta tregoj veten në skuadër”, është shprehur francezi për L'Equipe.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.