Parqeve Nacionale i shtohen rojet që kujdesen për prerësit ilegal të drunjve. Krahas punonjësve të rregullt që mbikëqyrin territoret e Parqeve Nacionale “Bjeshkët e Namuna” dhe “ Malet e Sharrit”, atyre u shtohen dhe rojet nga komunat që kufizohen me Parqet Nacionale.
Me këtë rast u nënshkrua Memorandumi i parë i mirëkuptimit ndërmjet ministrit të Mjedisit Ambientit dhe Planifikimit hapësinor Dardan Gashi dhe kryetarit të Komunës së Suharekës Blerim Kuçi.
“Është detyrë e të gjithëve ruajtja e këtyre pasurive natyrore. E ministrisë, e Komunave, por edhe e qytetarëve. T’i ruash pyjet nga shkatërrimi do të thotë se mendojmë edhe për fëmijët tanë që nuk kanë lindur ende. Vetëm kështu ata do të jenë mirënjohës ndaj nesh”, tha Gashi.
Ditëve në vazhdim pritet të nënshkruhen dhe memorandumet tjera ndërmjet MMPH-së dhe komunave që kufizohen me Parqet Nacionale që tashmë mbrohen me ligj të veçantë.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.