Monday, August 5, 2013

Montim rezultatesh në Spanjë

Kreu i Liga BBVA, Javier Tebas, ka njoftuar se disa ndeshje në ligat spanjolle janë nën hetim për montim të rezultateve.
Tri nga ndeshjet e dyshimta janë zhvilluar në La Liga, ndërsa gjashtë të tjera në Segunda Division.
Sipas Tebas, montimi besohet të ketë ndodhur për arsye të ndryshme duke filluar nga ndikimet e basteve e deri te nevojat për rezultate.
“Nuk mund t’i tolerojmë aksionet që janë në kundërshtim me integritetin sportiv. Duhet të kemi sport të pastër...”, ka thënë presidenti i Këshillit Superior të Sporteve, Miguel Cardenal.
Njëra nga ndeshjet në La Liga thuhet të ketë qenë mes Levantes dhe Deportivos, ndërsa për të tjerat nuk dihet akoma.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.