Monday, August 5, 2013

VV: Qeveria e Thaçit shpall 230 mijë vende pune

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një aksion simbolik, në disa qytete të Kosovës kanë shpërndarë fleta me shkrim “Qeveria e Thaçit shpall 230 mijë vende pune”.
Në Konkurs i cili është shkruar nga aktivistët e VV-së, thuhej:

“Qeveria e Kosovës hap konkurs punësimi për 230.000 mijë vende të reja të punës.

Paga minimale për këto vende pune do të jetë 700 euro.

Ju ftojmë që të aplikoni.

Po ashtu përmes këtij konkursi, Qeveria u bënë thirrje edhe njëherë qytetarëve të Kosovës që mos të e lëshojnë vendin në asnjë mënyrë, ngase ekonomia jonë po lulëzon si asnjëherë më parë.

Ky konkurs është edhe një dëshmi e kësaj mrekullie ekonomike sociale”.

Në fund të njoftimit ishte i vendosur edhe nënshkrimi i kryeministrit Hashim Thaçi.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.