Ka dhënë dorëheqje koordinatori i listës së votuesve në KQZ, Adnan Rrustemi. Ai ka konfirmuar për KTV-në dorëheqjen e parevokueshme, duke thënë se këtë po e bën për shkak të presionit të kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.
“KQZ në përputhje me ligjet, rregullat e KQZ dhe me planin operacional me 27 korrik ka filluar regjistrimin e votuesve jashtë vendit. Ndërkaq, tani si pasojë e bisedimeve në Bruksel, kryetarja ka ushtruar presion me u blloku këto aplikacione që janë online. Dje ajo ka kërkuar që ato aplikacione të hiqen nga uebsajti, pa ndonjë arsye. Sekretariati ka ra pre e këtij presioni dhe ka ndërprerë këtë regjistrim, ndërkaq unë në shenjë mospajtimi, sepse jam i sigurt se ato formular duke janë në pajtim me rregullat e KQZ dhe në shenjë kundërshtimi për këtë, ia kam paraqitur dorëheqjen kryeshefit të Sekretariatit të KQZ”, i ka thënë KTV-së Adnan Rrustemi.
Ndërkohë, Kohavisioni ka mësuar se letrën e ka pranuar Sekretariati. Megjithëkëtë, kontakti me Enis Halimin, kryeshefin e Sekretariatit të KQZ-së ka qenë i pamundur.
Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka po merr pjesë në bisedimet në Bruskel në kuadër të grupeve teknike sa i përket organizimit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Shoqëria civile, ka kritikuar një grup punues që ka themeluar Daka si jotransparent, i cili grup ka për detyrë të bëjë një marrëveshje teknike me OSBE-në, për detajet e rolit të tyre në këto zgjedhje.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.