Monday, August 5, 2013

Walcott: Sanogo do të shkëlqejë te Arsenali

Theo Walcott mendon se transferi i ri i Arsenalit, Yaya Sanogo, do të ketë sukses me fanellën e Topçinjve.
“Ka shumë konkurrencë për atë pozitë, por mendoj se ai tregoi kualitetet e tij”.

“Ai është një djalë i fortë. Ka bërë vetëm disa seanca stërvitore me ne. Unë jam stërvitur me të vetëm disa herë. Është një djalë i mirë dhe mendoj se do të jetë i suksesshëm për ne”, ka thënë anglezi për faqen zyrtare të klubit.
Francezi është futbollisti i vetëm deri më tani i transferuar nga Arsene Wenger në këtë afat kalimtar.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.