Në prag të Festës së Fitër Bajramit, Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, të martën në Drenas, bëri shpërndarjen e ndihmave për 60 familje nevojtarë të këtij rajon.
Shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë përmes Qendrës “Islamic Relief” dhe me këtë rast kordinatorja e kësaj Qendre, Azemine Kukaj - Kajoshi, shprehu falënderimet e sinqerta për Ferronikelin që në prag të Festës së Fiter Bajramit që, siç tha ajo, po i gëzon këto familje. “Falënderojmë Ferronikelin që për vitin e tetë me radhë po shpërndan ndihma për këto familje që vërtet janë raste të rënda sociale”, tha Kukaj - Kajoshi.
Ndërkaq Zëvendësdrejtori i NewCo Ferronikelit, Gani Canolli, teksa bëhej shpërndarja e ndihmave shfrytëzoi rastin që t’ju uroj festën e Fiter Bajramit familjarëve të pranishëm dhe një falënderim të veçantë i bëri Qendrës Islamic Relief, për asistencën e tyre në identifikimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë.
Ndër familjarët që prisnin në radhë për marrjen e ndihmave ishte edhe Mihrije Hajdaraj nga një familje 8 anëtarëshe nga Obria e Epërme dhe Zelije Murseli 12 anëtarëshe nga fshati Brojë komuna e Drenasit, të cilat duke falënderuar Ferronikelin për ndihmat, tregonin për jetën e tyre të vështirë dhe për kushtet ekonomike shumë të rënda.
NewCo Ferronikeli përkujdeset vazhdimisht për familjet që ballafaqohen me probleme të rënda sociale, e në veçanti në raste festash çdo herë tregon humanizëm me pakot ushqimore që i shpërndan.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.