Receta Gatimi

Receta Gatimi , nga Kuzhina Shqipëtare.




Bukë Kollomoqe
Përbërsit.
- 1 Kg miell misri.
- 700ml ujë.
- 3-4 Lugë gjelle kos.

Udhëzimet :
Në  drasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tijë  fillojmë  ta zbrazim ujin e vëluar duke e perzirë  vazhdimisht me lugë druri gjër sa mielli e pin gjith ujin. Kur kjo masë  fillon të  ftohët pak ather fillojmë me e mledh brumin në  topth, cilin e nxheshim disa herë  vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e stypim duke ia dhan formen e bukës. Bukën e nxheshur  dhe të formuar e vendosim me kujdes në  tepsi të  lyer me vaj, pastaj e lujmë  sipri me kos  dhe e pjekim  afër  një  orë në temperaturë  më të lartë . Kjo është  mynyra  e moqme  tradicionale e gatimit të  bukës kollomoqe cila kërkon shum kujdes dhe perkushtim por unë  kam  provuar  mënyren më  të  lehtë  të  këtij gatimi dhe suksesi nuk ka munguar, pra njëjtit përbërës e njëjta procedurë  por me ujë  të  ftohtë.

Shërbehet : 6-8 persona.
Kohëzgjatja : 50min
___________________________________________________________




Gurabija 
Përbërsit :
- 1 Margarin.
- 1 Gotë sheqerë
- 1 Gotë kos.
- 2 Vezë.
- 1 Pecivë
- 1 Lugë e çajit sodë buke ( sodë bikarboni).
-  700mg Miell

Udhzimet : Margarini  shkrihet vetëm pak ,pastaj tundet me sheqer dhe i shtohen kosi , vezët, soda,peciva dhe mielli. Brumi duhet të jetë mesatarisht i butë, pastaj ndahët në toptha të cilat rreshtohen në tepsi të lyer me yndyrë. Tepsia futet në furrë të nxehtë dhe lihet për 40 – 50min. në temperaturë prej 200 C. Gurabijat qëndrojnë të freskëta disa ditë, dhe për këtë  arsye janë përgaditur shum shpesh për piknik ose udhtime të gjata.

Shërbehet për : 6-8 persona.
Kohëzgjatja : 45min.
___________________________________________________________



Bakllava
Përbërsit :
- 5 Ve - 1 e plot dhe 4 të kuqe.
- 1 Gotë vajë.
- 1 Gotë qumësht
- 1 Lugë të mesme sheqer.
- 1 Majë thike kripë.
- Rreth 400gr arra të qëruara e të coptuara.
- 200-400gr gjalpë.
Përbërsit për Shërbet :
- 2 Kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg.
- 2 Kavanoza të mëdha me ujë.

Udhëzimet :

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Shërbeti :
Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Shërbehet për : 8-10 persona.
Kohëzgjatja : 1-2 orë.
___________________________________________________________



Tortë me portokallë & çokoladë
Përbërsit : 
- 6 Ve.
- 100 gr sheqer.
- 200 gr margarin.
- 3 Lugë supe me kakao.
- 3 Lugë miell.
- 1 Pluhur për pjekurina.
Përbërsit për krem.
- 500 ml ajkë e ëmbël(hoplla).
- 300 gr qokoladë.
- Lëvorja e një portokalli

Udhëzimi :
Fillimisht rrahim margarinen me sheqer,pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejme mirë.Pastaj i shtojmë miellin e perier me kakao dhe pluhur për pjekurina.Ne fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë.E pjekim në temperaturë 180*C për 15 minuta.

Përgatitja e kremit:
E nxejmë ajkën e ëmbël deri sa t`ia filloj me vlu dhe në të e shtojmë qokoladën e coptuar dhe e perziejmë deri sa të shkrihet.Ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu te nxehte e qesim mbi torte.E lejmë në vend të ftohtë që të forcohet kremi.

Shërbehet për : 6-8 persona.
Kohëzgjatja : 35min
___________________________________________________________

Patate në furrë
Përbërsit :

- 1kg patate
- 2 Thelpinje hudher
- 2 Dege rozmarine ose sherebel
- Vaj ulliri
-  Krip

Udhzimet :
Patatet e lara dhe te qeruara i presim ne kubik te medhenj dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per rreth gjysme ore. Ne kete menyre ato humbasin shumicen e niseshtes se tyre, gje e cila i ben me krokante ne siperfaqe. Pasi ia kemi nderruar ujin disa here, i shplajme dhe i veme te ziejne per 10 minuta ne tenxhere me uje te vluar.

I kullojme, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, shtojme thelpinjt e hudhres se shtypur, rozmarinen ose sherbelin, vajin e ullirit dhe pak kripe. Mundohemi qe me patatet te formojme vetem nje shtrese; ne kete menyre do te piqen uniforme siper dhe poshte. I leme te gatuhen ne furre te nxehte ne 200°C per rreth 20 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe deget e rozmarines dhe i sherbejme te nxehta.

Shërbehet për : 4 persona.
Kohëzgjatja : 30min
___________________________________________________________



Sallatë me spinaq & luleshtrydhe (dredhëza)
   Përbërsit :
- 400gr luleshtrydhe
- 100gr spinaq me gjethe te vogla
- 50gr rukola ose sallate jeshile
- 200gr djath i bardhe dhie ose dele
- 4 Luge vaj ulliri
- Lengun e 1/2 limoni
- Stika pishe/arra/bajame/lajthi
- Krip

Udhzimet :
Lajme dhe thajme shume mire spinaqin dhe rukolen (ose sallaten) dhe i vendosim ne nje tas te madh. Pastrojme luleshtrydhet, i heqim gjethet dhe i ndajme ne dy ose kater pjese (varet nga madhesia e tyre). Presim ne kubik ose therrmojme me dore edhe djathin e bardhe.

I hedhim te gjithe perberesit tek tasi me spinaqin, shtojme pak kripe, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe i perziejme me delikatese. Ne fund i zbukurojme me frutat e thata ne siperfaqe.

Shërbehet për : 4 persona
Kohëzgjatja : 15min
___________________________________________________________


Rafaello

 
Përbërsit :
- 300 gram arra kokos
- 1/2 kg sheqer
- 400 gram qumesht pluhur
- 250 gram margarine
- 2 Vanilin sheqer
- 2 filxhana caji uje
- Lajthia sipas deshires

Udhzimet :
2 filxhana uji i vendosim ne nje tenxhere dhe e lejme zieje. I hedhim margarin ,sheqerin pasi te zieje dhe e heqim nga zjarri. I shtojme qumeshtin pluhur e perziejme prap me mikser, ne pas i shtojme edhe arra kokosin, vanilin sheqerin prap e perziejme me mikser mire. Masa duhet te qendroj ne frigorifer 2 ore dhe pastaj i bejme toptha ku seciles ia vem nga nje lajthi.

Shërbehet për : 4-6 persona
Kohëzgjatja : 25min
___________________________________________________________




Përbërësit për 2 persona:
* Gjoks viçi 250g
* Vaj 4 lugë çaji
* Lakra të egra ose çikore
* Kripë, piper,
* Lëng mishi ose ujë 1-2 filxhanë çaji

Përgatitja:
Vendosni mbi tavolinë gjoksin e viçit dhe me ndihmën e një thike të mprehtë eliminoni kockat dhe dhjamin. Rriheni lehtë me çekiç kuzhine të lagur me pak ujë, për të reduktuar trashësinë. Përzieni kripën me piperin dhe lyeni mishin nga brenda dhe jashtë. Rrotullojeni dhe lidheni me spango ushqimore.

Skuqeni nga të gjitha anët në zjarr të ngadaltë me 4 lugë çaji vaj në një tenxhere apo tigan të madh. Shtoni herë pas here disa lugë lëng mishi dhe me ndihmën e një luge druri kruani nga fundi i enës shtresën e karamelizuar të lëngut të mishit që formohet në fund të saj. Vazhdoni përgatitjen për gati një orë gjithmonë në zjarr të ngadaltë.

Kur mishi të jetë gati, shtoni në enë çikoret e ziera dhe përziejini në vajin dhe lëngun e lëshuar nga mishi, në mënyrë që të marrin sa më shumë shije.

Hiqeni mishin, lëreni të pushojë 10 minuta, prisni spangon me gërshërë dhe mishin në feta dhe vendoseni në pjatë të shoqëruar nga çikoret.




No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.