Wednesday, August 7, 2013

Kuçi nuk e di nëse do të lejohet shamia

Ende nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës ka disponim pozitiv për të lejuar bartjen e shamisë nëpër shkolla, ashtu siç i ka rekomanduar Komisioni për Liritë Fetare, i cili vepron në kuadër të Kryeministrisë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha për Express se nuk e di këtë, përderisa pohoi se raporti i Komisionit do të shqyrtohet me kohë, pa dhënë ndonjë afat preciz.

“Nuk e di këtë, Komisioni ka qenë i themeluar, me kohë do të shqyrtohet raporti i tyre”, ishte përgjigja e zëvendëskryeministrit të mërkurën për Express.

Ajo që konkretisht kërkohet nga ekzekutivi është ndryshimi i udhëzimit administrativ të nxjerrë në vitin 2011 e me të cilin ndalohet bartja e shamisë në shkolla.

Komisioni i ka rekomanduar Qeverisë që të heq pikën 13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/2010 të marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të cilin ndalohet bartjen e shamisë në shkollat e mesme dhe fillore të Kosovës

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.