Sunday, August 11, 2013

RVP ia fiton Superkupën Djajve

Robin Van Persie ka shënuar dy gola në fitoren prej 2-0 të Manchester United ndaj Wiganit, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Anglisë të zhvilluar në Wembley.
Adnan Januzaj ishte në pankinë në fillim të takimit, për t’i liruar vendin lojtarëve të dëshmuar, teksa ai u inkuadrua në minutën e 83-të në vend të pikërisht njeriut të ndeshjes, Robin Van Persiet.

United e filloi mirë takimin duke konkretizuar sulmet e para. Robin Van Persie ishte ai që realizoi pas gjashtë minutash lojë për 1-0.

Kryesisht u zhvillua ndeshje tejet monotone dhe në pjeën e dytë pas intervalit (60’), Van Persie u tregua i sakt për të realizuar për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore Manchester United ka demantuar të gjithë kritikët, të cilët kanë parashikuar sezon të dobët për David Moyes pas formës së dobët parasezonale.

Ky është trofeu i parë i Unitedit nën drejtimin e David Moyes. 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.