Saturday, August 10, 2013

Guardiola: Fitorja ndërton besmin

Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e parë të tij në Bundesliga, që shpreson se do të ngrisë besimin në shtabin e tij. Java e parë në Bundesliga u hap me një fitore të Bayernit ndaj Munchengladbachut, në një ndeshje ku bavarezët treguan spektakël, por edhe rrezikuan kohë pas kohe, teksa Guardiola shprehet mjaft i kënaqur. “Ne e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë ndaj Munchengladbachut. Ne kemi pasur kontrollin e ndeshjes në 15 minutat e parë dhe në pjesën e dytë”. “Ne jemi të kënaqur me fitoren por duhet që të bëjmë edhe disa fitore për të ndërtuar besimin”, është shprehur Guardiola.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.