E trajtuar dhe e shfrytëzuar papërgjegjshëm deri në vitin 1999, nga regjimi i atëhershëm, të cilët manipuluan me pasuritë dhe asetet e saj, por sot edhe 14 vite pas kombinati “Trepça”, ndër pasuritë më të mëdha minerale të Kosovës, vazhdon të ballafaqohet me probleme politike, probleme e financiare.
Ky është vlerësimi që ka dhënë vetë Qeveria e Kosovës, e cila së fundi ka paraqitur një plan, përmes të cilit parasheh të rimarrë në duar kombinatin “Trepça”. Plani parasheh që të nxjerrë asetet thelbësore të Trepçës, jashtë kompetencës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe të Dhomës së Posaçme dhe ta vendosë atë nën kompetencën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij plani, Qeveria e Kosovës, pasi të vendoset si drejtuese kryesore e “Trepçës”, do të mundësojë që të riorganizojë “Trepçën” dhe të tërheqë investitorët privatë e vendorë dhe të huaj në zhvillimin e potencialeve fitimprurës, aktualisht nën “Trepçë”. Plani parasheh fillimisht, përcaktimin e plotë të aseteve të “Trepçës”, pastaj ndarjen e tyre në asete thelbësore, dhe jo-thelbësore.
Është marrë parasysh që në asetet thelbësore të mbeten të gjitha ato që parashihet që me investime do të mund të kenë potencial fitimprurës biznesi, ndërsa me asetet ‘jo-thelbësore’, Qeveria ka paraparë të merret AKP-ja, që të bëjë shitjen e tyre dhe të merret me kërkesat e kreditorëve.
Parashikimet tjera të Qeverisë me këtë plan, janë ‘Kombinati Xehtaro-Metarlugjik Trepça’, të transformohet në Trepça Holding (shoqëri aksionare).Pastaj ndërmarrjet publike në pronës të Kosovës dhe ndërmarrjet tjera shoqërore të transformohen në shoqëri aksionare si p.sh. ‘Minierat dhe Flotacioni Stan Tërg Sh.A. Si shoqëri aksionare në pronës të Trepça Holdin Sh.A, me crast Holdingu merr përsipër edhe kërkesat e kreditorëve dhe i shlyen obligimet për kreditorët e ligjshëm.
Ndër tjerash, në këtë plan parashihet edhe themelimi i Agjencisë së Participimeve, që do të thotë në bazë të aseteve të “Trepçës”, të krijohet modeli biznesor përmes krijimit të Partneritetit Privato-Publik, përkatësisht futjes së kapitalit dhe menaxhimit privat në Trepçë.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.