Tuesday, August 6, 2013

Costa refuzon kalimin te Liverpooli

Sulmuesi brazilian, Diego Costa, ka përgënjeshtruar njoftimet se do ta braktisë Atletico Madridin për t’iu bashkuar Liverpoolit.
24-vjeçari ka qenë në shënjestër të Redsave, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 24 milionë euro për të, mirëpo klubi spanjoll refuzon ta shesë, pasi tashmë ka mbetur pa Radamel Falcaon që ia shiti Monacos. Po ashtu, edhe vet futbollisti dëshiron të qëndrojë në klubin kryeqytetas.

“Jam i lumtur këtu, nëse klubi dëshiron që të jem këtu, atëherë do të jem këtu”.

“Mendoj se trajneri llogarit në të gjithë ne, jo vetëm tek unë. Ai e di se sa e rëndësishme është që të mbahet skuadra, këtë e dinë edhe tifozët”, ka deklaruar Costa për AS.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.