Qytetarët e Prishtinës thonë se nuk po vërejnë ndryshim të çmimeve nëpër dyqane në prag të Festës së Bajramit. Madje disa prej tyre ankohen edhe për cilësinë e ushqimeve të cilat shiten tek ne, që sipas tyre janë shumë të pasigurta.
Banorët e kryeqytetit thonë se çmimet nëpër dyqane nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim edhe pse jemi në prag të Festës së Bajramit. ”Nuk jam duke vërejtur diçka .Të njëjta janë ashtu si kanë qenë përpara”, deklaroi një qytetar.
Një tjetër qytetar ankohet se çmimet në përgjithësi në Kosovë janë më të shtrenjta se në vendet e Perëndimit. ”Shqiptarët për këto çmime që i paguajnë produktet janë katastrofë, asnjë produkt nuk është me norma, kontroll nuk ka dhe me krahasu me çmimet e perëndimit më lirë janë në Itali e Gjermani se në Kosovë”.
Ndryshe nga banorët, menaxheri i marketit “Viva Fresh Store” Rekë Shatri, thotë se kanë bërë përpjekje që të ulin çmimet në prag të Festës së Bajramit, duke filluar nga 20 për qind.
“Si hipermarket i njohur në Kosovë jemi munduar që në të gjitha artikujt tanë të kemi disa zbritje. Shumica e zbritjeve janë nga 20% e mbi ku janë çmime të arsyeshme për konsumatorë që të jenë sa më të përgatitur për Festën e Bajramit”, tha Shatri, raporton Radio Kosova.
Zakonisht në prag të festave, qytetarët ankohen se ka ngritje të çmimeve, përderisa pronarët e bizneseve thonë të kundërtën, se ka zbritje në formë të promocioneve.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.