Në lidhje me arrestimin e zyrtarit të KEDS në rajonin e Prizrenit nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare” dhe ”Marrje e ryshfetit” Stafi menaxhues i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) përshëndet lajmin për arrestimin e zyrtarit të KEDS nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare” dhe ”Marrje e ryshfetit” në rajonin e Prizrenit.
KEDS qëndron për ofrim të drejtë dhe transparent të shërbimeve dhe besojmë që raste të tilla individuale nuk duhet të ndodhin.
Me këtë sigurojmë të gjitha institucionet dhe individët me informata për raste të tilla që KEDS do të ketë gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunim të plotë për zgjidhje të këtyre raste. Si KEDS, nuk dëshirojmë të ofrojmë hapësirë ose komoditet për zyrtarët tonë që të përfshihen në raste të tilla korruptive dhe të shfrytëzimit të pozitës zyrtare.
Për më shumë, dëshirojmë të njoftojmë të gjithë që pjesa e pasme e faturës që pranohet nga KEDS përmban informata kontaktuese (numrin e telefonit dhe emailin) që të gjithë mund të kontaktojnë për të lajmëruar çfarëdo veprimi të keq dhe të jashtëligjshëm të punëtorëve në terren.
“Dëshirojmë të sigurojmë të gjithë që do të merremi me secilën ankesë në afat të shkurtë kohor dhe në mënyrë profesionale. Besojmë që kjo do të ndihmojë në përmirësimin e performansës sonë si dhe do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona. Për më shumë, ofrojmë bashkëpunim të plotë për Policinë e Kosovës për hetime të mëtejshme për rastin në fjalë me qëllim që rasti të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur”, theksohet në komunikatën e KEDS-it.
Përveç kësaj, KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kundër personit të arrestuar në përputhje me rregullat e brendshme dhe dëshirojmë të deklarojmë që raste të tilla nuk do të tolerohen.
"Për më shumë, nuk na është dashur kohe e gjatë të kuptojmë gjendjen aktuale në sektorin e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë dhe kjo ka fuqizuar devotshmërinë tonë për përmirësim të mëtutjeshëm dhe për ngritje të cilësisë. Si konsorcium besojmë që sfidat e tilla do të ndihmojnë në përmirësimin e punës sonë".
Rastet e tilla i vlerësojmë të jenë sfida dhe edhe njëherë lusim të gjithë për bashkëpunim të plotë me qëllim që të tilla raste të mos përsëriten. Përveç kësaj, kërkojmë nga të gjithë durim, besim dhe vlerësim të devotshmërisë sonë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është rrugë e gjatë të cilës nuk i frigohemi. Është rrugë e gjatë e motivuar nga burimi i vetëm i energjisë sonë, nga ju.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.