Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë ndarë në mes vete traditën e agjërimit me familjet dhe miqtë e tyre, duke marrë forcë nga feja e tyre dhe duke i ndihmuar ata me më pak fat. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit ishte një kohë e ripërtëritjes për komunitetin mysliman të vendit tuaj”, është theksuar në telegramin e urimit.
Edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, e ka uruar presidenten Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“E nderuara Presidente, motra ime e çmuar. Përcjell urimet më të sinqerta për Ju me rastin e Fitër Bajramit, duke rishprehur urimet e popullit turk dhe urimet e mia personale për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe dëshirat më të thella për mirëqenien e popullit vëlla të Kosovës”, është shprehur Gyl.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.