Kryetari i Komisionit Këshillëdhënës Qeveritar për Liritë Fetare, Amir Ahmeti beson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë mirëkuptim për kërkesën e tij që të bërë ndryshime në Kushtetutë, duke e hequr termin që e përkufizon Kosovën si shtet laik, për ta zëvendësuar me termin sekular.
"Kjo është e nevojshme në mënyrë të që largojmë këto ngatërrime terminologjike, por që janë shuamë esenciale që të sqarohen për të mos pasur keqkuptime që mund të determinojnë procese tjera”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.
Kjo çështje është aktualizuar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, se shoqëria në Kosovë ka qenë çdo herë sekulare, ndërsa shteti do të jetë çdo herë laik.
Deputeti Ahmeti e ka cilësuar konfuze dhe për keqardhje faktin që ministri nuk e di dallimin ndërmjet sekularizmit dhe laicizmit.
“Laiciteti si terminologji, përmendet kah fundi i shekullit XIX në Francë, si përpjekje për të shmangur apo larguar ndikimin e kishës mbi institucionet publike dhe në vitin 1905 merr trajtën ekzekutive me ligjin e ndarjes së kishës nga shteti. Ndërsa krejt e kundërta, sekularizmi, ka ardhur në shprehje si mënyrë e ndarjes së shtetit nga feja, për të mbrojtur besimtarët nga persekutimi shtetëror, siç ka qenë rasti i protestantëve në fillimin e përhapjes së tij”, ka theksuar Ahmeti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.