Tuesday, August 6, 2013

Kurti: Kosova, muskujt dhe paratë i ka në mërgatë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një bashkëbisedim me mërgatën e Gjilanit, tha se roli i mërgatës është shumë i madh dhe ai meriton një vend të rëndësishëm në të gjitha institucionet e vendit. Ai tha se pa paratë e mërgatës Kosova nuk mund të mbijetojë as disa muaj. “Populli i Kosovës paratë dhe muskujt i ka në diasporë”, tha Kurti.
“Mërgata është më shumë se Ministri e Punëve të Jashtme e se ambasadat, se ministria e Ekonomisë dhe e Punëve Sociale, ngase pa këtë mërgatë nuk do të mund të jetonim”, tha Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje para mërgimtarëve gjilanas, raporton rajonipress.

Kurti tha se roli i mërgatës është tepër i madh dhe realisht kjo mërgatë që është sot kjo është Ministria e vërtetë e jashtme sepse ata na përfaqësojnë dhe na ndihmojnë që ta zhvillojmë Kosovën. Ai shoti se rreth 610 milion euro janë të hyrat që vijnë nga diaspora “dhe me të drejtë mund të thuhet se populli i Kosovës paratë dhe muskujt i ka në diasporë sikurse edhe trurin dhe zemrën”.

Ismajl Kurteshi, kryetar i VV-së në Gjilan, tha se në Gjilan ka pak investime, derisa mbi 50% e këtyre investimeve përfundon në xhepat e pushtetarëve.
”Gjilani është kampione e borxheve dhe është e njohur për korrupsion e për mos kryerje të projekteve”, tha ai.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.