Prishtinë, 4 Gusht – Kompania për furnizim dhe distribuim të energjisë elektrike, KEDS, për disa ditë me radhë ka aplikuar reduktime të ashpra të rrymës në vend. Bardhoshi është njëri prej vendeve ku ka pasur më së shumti reduktime të energjisë elektrike. KTV-ja informon se banorët janë ankuar që nuk kanë pasur energji elektrike deri në 4 orë. Madje, për shkak të ndaljes së vazhdueshme të energjisë, banorëve iu janë prishur edhe aparatet elektrike.
Reduktime ka pasur edhe në kryeqytet, por zyrtarë të KEDS-it arsyetohen se këto reduktime të ashpra kanë ndodhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, si dhe problemeve teknike në blloqet për gjenerim të energjisë në termocentralet Kosova A.
Guri Shkodra, nga KEDS, ka pranuar se së fundmi janë shfaqur disa probleme që kanë ndikuar në ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.
KEDS-i edhe muaj më parë ka aplikuar reduktime pothuajse në gjithë vendin me arsyetimin e njëjtë.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.