Sunday, August 4, 2013

Mourinho takohet me Realin në finale

Chelsea është kualifikuar në finale të turneut miqësor, Guinness International Champions Cup, pas triumfit prej 2-0 kundër Milanit.
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në fraksionin e parë, mirëpo më të suksesshëm rezultuan futbollistët me fanellat blu.
Pak minuta pasi Balotelli pati mundësinë t’i kalonte Rossonerët në epërsi, reaguan futbollistët e ekipit anglez për të kaluar në avantazh.
Pas një aksioni të ndërtuar nga Oscar, Hazard dhe të tjerët, Kevin De Bruyne shënoi për epërsinë e të zgjedhurve të Jose Mourinhos (29’).
Ekipet bënë ndryshme në pjesën e dytë, ndërsa futbollistët me fanellat kuqezi ishin në kërkim të golit që do ta nivelizonte ndeshjen.
Përkundrazi, ishin Blutë ata që vulosën fitoren e merituar me golin e Andre Schurrles në minutat shtesë (90’+1).
Kjo fitore e kualifikon Chelsean në finale, ku e pret ish-ekipi i Mourinhos, Real Madrid.
Nga ana tjetër, Milani do të luajë kundër Los Angeles Galaxy për vendin e tretë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.