Sunday, August 4, 2013

Në Beograd, alarmojnë për sërbët e rajonit

Serbia vazhdon të këmbëngulë se në Shqipëri ndodhen 30 mijë minoritarë serbë. Sipas një raporti më të fundit të publikuar nga ana “Napredni Klub “në Shqipëri ka vazhdimësi nëmosrespektimin e të drejtave të 30 mijë serbëve , të cilët nuk e kanë statusin e minoritetit nacional.
Madje, nuk kanë të drejtë që t’i dealbanizojnë emrat”.
Ky klub bën me dije se pozicioni i 1.85 milion serbëve në rajon, me përjashtim të Rumanisë dhe deri diku Hungarisë, është përkeqësuar ndjeshëm.
Kryetari këtij klubi, Cedomir Antiç, thotë se gjendja e serbëve në Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, Shqipëri e më tej, është e rënduar.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.