Të gjitha thirrjet nga operatori i telefonisë mobile Vala drejt telefonisë fikse të Telekomit të Kosovës dhe anasjelltas do të realizohen me çmime të njëjta sikurse thirrjet nga Vala në Vala. Kjo do të thotë që konsumatorët do të kenë tarifa të njëjta, pavarësisht nëse e përdorin telefonin fiks apo mobil.
Konsumatorët e PTK-së, të telefonisë mobile dhe fikse, nuk duhet të brengosen më për çmimin e thirrjes gjatë bisedës telefonike, pasi që, me kombinimin e produkteve është krijuar një sistem unik, që do të sigurojë shërbime më të volitshme për konsumatorët e PTK-së.
Kjo lehtëson qasjen e konsumatorëve tanë, duke u mundësuar komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë me çmime të njëjta.
Konsumatorët që realizojnë thirrje nga operatori mobil Vala drejt operatorit të telefonisë fikse TiK, do të përfitojnë lirime të mëdha: E hënë – E premte (08:00 – 22:00) – mbi 50 %, E hënë – E premte (22:00 – 01:00) dhe E shtunë – E diel (00:00-24:00) – 70 %, E hënë – E diel (tërë javën nga 01:00 – 06:00) – 90 %”, është bërë e ditur në një komunikatë për media të PTK-së.
Telekomi i Kosovës dhe Vala ftojnë të gjithë konsumatorët të komunikojnë me çmim të ulët nga Vala në TiK dhe anasjelltas.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.