Kompleksi Afaristo-Banesor “Rrezja” në lagjen Mati 1, i cili është në ndërtim e sipër që nga muaji qershor të këtij viti, është simbol i bashkimit të kompanive me përbërje ARKING sh.p.k, UNIproject sh.p.k dhe PROTECH sh.p.k me qëllim për të treguar edhe njëherë fuqinë dhe potencialin në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit të objekteve me vlera dhe norma të kohës sonë moderne.
Unioni i këtyre kompanive ka dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e objekteve banesore e afariste si dhe objekteve tjera administrative (shkolla, objekte komerciale, etj.) Ky bashkëpunim dëshmon përvojën 20 vjeçare në fushën e ndërtimit. Stafi i këtyre kompanive përbehet nga profesionist të lëmive përkatëse me përvojë shumëvjeçare brenda dhe jashtë vendit.
Kompleksi “Rrezja” ndërtohet sipas normave të pranueshme të standardeve të larta të arkitekturës dhe materialeve bashkëkohore duke i përkushtuar vëmendje të veçantë sigurisë, qëndrueshmërisë, funksionalitetit dhe estetikës. Në një kompleks si Rrezja, nuk do të mund të mungonte këndi i lojrave për fëmijë, hapësirat e lira për relaks të banorëve, parkingu nëntokësorë, dhe lokale afariste. Veçori tjera janë materialet e aplikuara që mbrojnë banorin kundër zhurmës me mure të izoluara nga ana akustike si dhe dyer me sistem sigurie kundër zjarrit dhe vjedhjes të prodhuesit Italian.
Lojë shpërblyese – banesë falas
Të gjithë blerësit e banesave të cilit paguajnë avansin prej 30% do të bëhen pjesëmarrës të lojës shpërblyese për të fituar banesë falas. Numri i pjesëmarrësve në lojë shpërblyese është 80 persona, andaj mundësia që ju të jeni fitues fatlum i banesës është më e madhe se çdo lojë shpërblyese e organizuar deri më tani në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen www.rrezja.com
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.